Lajme

Osmani: Kosova, urgjent të pranohet në NATO!

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 28 March 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se është urgjent që Kosova të pranohet në NATO, duke theksuar se Kosova i përmbush të gjitha kriteret dhe se nuk ka asgjë që e ndalë në rrugën që e ka nisur për t’iu bashkuar familjes euroatlantike.

“Absolutisht që është më urgjente që Kosova të anëtarësohet në NATO. Besoj se është jetike që të gjithë shtetet e NATO-s ta kuptojë, se anëtarësimi i Kosovës, i shton vlerë edhe vetë NATO-s. Sepse kjo do të thotë paqe, siguri dhe stabilitet për tërë rajonin”, tha Osmani.

“Për neve NATO është një sistem i bazuar në vlera. Ne duam t’i bashkohemi për shkak të vlerave që përfaqësojnë, por edhe për shkak të sigurisë që do të sillte në rajon pasi t’i bashkoheshim”.

-Advertisement-

Ajo ka theksuar se si presidentja e një vendi pro-NATO, dhe më pro-evropiane në botë, “jam e sigurt që Rusia do të vazhdojë me qasjen e njëjtë kërcënuese ndaj vendeve që ndjekin rrugën pro-euroatlantike ata do të veprojnë ashtu siç vepruan në Ukrainë”.

Osmani ka potencuar se disa ditë më parë ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë tha se nëse ata duhen të anëtarësohen në NATO, ajo se çfarë i pret është e njëjtë me atë që po ndodh në Ukrainë.

“Dhe, kjo ishte kërcënim direk jo vetëm ndaj Bosnjës e Hercegovinës, por kërcënim direkt edhe për të gjithë shtetet e rajonit ose përtej rajonit që shohin t’i bashkohen NATO-s. Kjo gjë nuk duhet të na ndalojë neve”.

E para e shtetit të Kosovës, ka shtuar se është e rëndë të shihen krimet që Rusia është duke kryer kundër civilëve të pafajshëm në Ukrainë dhe pushtimin e shkallës së plotë që janë duke e kryer për një kohë.

“Në të njëjtën kohë shpresoj që bota të merr një mësim të qartë nga kjo. Se trajtimi i butë i autokratëve nuk funksionon kurrë, përkundrazi, sjell atë lloj shkatërrimi, dhimbjen dhe vuajtjen që tani po e shohim të popullit ukrainas. Nëse Putinin e lejojmë të merr atë që dëshiron, do të jetë fundi i demokracisë që e njohim. Fundi i parimeve ndërkombëtare që i njohim”, ka pohuar Osmani.

Ajo ka kërkuar që shtetet të mëdha e të vogla, të punojmë krah më krah që të sigurojmë që të ndalohet ajo që Rusia po bën tani dhe “të sigurohemi që regjimi i Putinit të kollapsojë”. /Albanianpost.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera