Osmani: Kosova shquhet si shembull i demokracisë, aleatët dhe miqtë tanë kanë qenë burim shprese

Autori: Gazeta inFokus
18:43 | 17 February 2023
Në nderim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani organizon pritje shtetërore për korin diplomatik, si dhe për personalitete të shumta të vendit dhe për personalitete të shumta të vendeve mike.Me këtë rast, presidentja Osmani, duke falënderuar për mbështetjen e miqve tanë strategjik, të cilët kanë qëndruar në mbështetje, para dhe gjatë luftës, si dhe në ndërtimin dhe konsolidimin e vendit, theksoi se për të arritur deri te kjo ditë u bë e mundur vetëm me sakrifica të mëdha.
“Nga ju dhe përmes jush ne kemi mësuar se ne nuk jemi vetëm’, deklaroi kryetarja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.
Ajo më tej shtoi se, ndonëse jemi të ndarë në taborre të ndryshme, sot jemi të përbashkuar për ta nderuar Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës, e cila sot shquhet nՃ rajoin e më tej, si shembull i demokracisë.
Para diplomatëve të shumtë dhe përfaqësuesve të tjerë politikë, e para e shtetit tha se aleatët dhe miqtë kanë qenë burim shprese dhe inkurajimi për Kosovën.“Aleatët dhe miqtë tanë kanë qenë burim shprese dhe inkurajimi duke na ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë mëse të nevojshme. Jeni ju të dashur miqë, partneritetet, miqësitë dhe aleancat tona që na keni mundësuar të qëndrojmë të fortë dhe krenar edhe përballë fatkeqësive. Nga ju dhe përmes jush, ne kemi mundësuar se ne nuk jemi vetëm. Të dashur miqë me një ambient, me një pjesëmarrje të tillë, natyrisht do të hasim edhe në dallime mes nesh, por ka një gjë që na bashkon, sonte jemi të përbashkuar për të nderuar republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës, e cila shquhet në rajon dhe përtej si shembull i demokracisë”, tha ajo.
Osmani shtoi se shtet-ndërtimi dhe demokracia janë projekte që duhet punuar vazhdimisht.

Të tjera
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...
-
Ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar për 27-vjeçarin që u “vr*a nga pakujdesia” dhe dhu*na policore
Me lot në sy, dhimbje në zemër dhe fotografinë e tij në duar, familjarë, miq ...
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...