Lajme

Osmani: Kosova nuk flirton me akterë keqdashës

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 12 September 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,në një intervistë për gazetën gjermane Tagesspiegel, ka deklaruar se Kosova nuk flirton me akterë keqdashës.

Osmani tha se Kosova ishte në vitet 1990 viktimë e policisë gjenocidale e regjimit të Millosheviqit, i cili deri ka ndikim sot

“Kosova nuk e sulmoi kurrë Serbinë, ajo në shtator të 2023 kreu një akt agresioni, Serbia filloi agresionin kundër Kosovës”, tha Osmani.

-Advertisement-

Siç transmeton RTK, Osmani ka folur edhe për çmimin me të cilin është nderuar në Gjermani.

“Marrja e çmimit M100 është një nder i madh që mbi të gjitha njeh aspiratat pro-evropiane dhe euroatlantike të popullit të Kosovës. Ky angazhim ishte baza që ne të jemi një vend i pavarur dhe sovran sot dhe për zhvillimin tonë të vazhdueshëm. Çmimi njeh qëndrueshmërinë e një kombi të tërë që, pavarësisht sfidave, nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrrat e tij. Për Kosovën kjo rrugë është më e ndërlikuar se për çdo vend tjetër të rajonit”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera