Lajme

Osmani: Konjufca s’ka nevojë të japë dorëheqje pasi të zgjidhet ministër

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 03 February 2020

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se Glauk Konjufca nuk ka nevojë të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit pasi të zgjidhet ministër i Punëve të Jashtme.

Ajo ka thënë se mandati i tij si deputet apo kryetar Kuvendi përfundon menjëherë pasi të votohet si anëtar i Qeverisë.

“Sipas dispozitave kushtetuese nuk ka nevojë në raste të tilla për dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet, rrjedhimisht si kryetar Kuvendi përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, ka thënë ajo në dalje të Kuvendit gjatë kohës së pauzës në seancën e votimit të Qeverisë së re.

-Advertisement-

Osmani është shprehur e bindur se sot “do të votohet për jetësimin e vullnetit qytetar”.

Vetë Osmani pritet të jetë kryeparlamentare pas largimit të Konjufcës së LVV-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera