Osmani: Kjo javë është e rëndësishme, por nuk i vihet pika gjithçkaje
Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 24 October 2023
Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarët e perëndimorë.
Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për RTV21 pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksoi se kjo është një javë e rëndësishme, por jo që t’i vihet pika çdo gjëje.
“Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetëzbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyq”, tha Osmani
Tutje e para e shtetit theksoi se është shumë e rëndësishme që hapat përpara të bëhën në koordinim me aleatët.
Osmani pas mbledhjes së Këshillit të OKB-së, tha se Serbia e shfrytëzoi mbledhjen për propagandë dhe se numri i gënjeshtrave të prezantuara nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tejkalon çdo kufi.
“Numri i gënjeshtrave të prezantuara nga Ana Bërnabiq sot tejkalon çdo kufi. Ne i kemi derguar dhe vazhdojmë t’i dërgojmë shteteve anëtare informata të drejtpërdrejta rreth rasteve konkrete që ajo i përmente që në fakt nuk janë fare ashtu siç ka ndodhur. Por, është më rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se po flasim për një qeveri që udhëhiqet nga një ministër propagande i Millosheviqit. Kjo është gjeja që e bëjnë më së mirë. Për fat të keq ajo çfarë bën Serbia në praktikë është dhuna dhe këtë e ka dëshmuar me 24 shtator”, tha ajo.

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...






























