Lajme

Osmani kërkon nga BE-ja heqjen e masave ndaj Kosovës: Janë të padrejta

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 13 December 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që dolën me kërkesë për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ata përmes kësaj letre kanë kërkuar që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen.

Edhe Osmani ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo ka thënë se këto masa janë të padrejta.

-Advertisement-

“Faleminderit Alicia Kearns dhe gjithë kryesuesve tjerë nëpër Evropë për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria lulëzojnë për përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!” , ka shkruar Osmani në platformën X.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy