Lajme

Osmani: Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 11 April 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Shaqir Hoti iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka shkruar se instrumentet e muzikës si okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin.

Lexo Edhe:

-Advertisement-

Nga Qeveria e Serbisë i shkruajnë Kurtit pas postimit të një zyrtari të LVV-së

“Instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit!Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve – Bacën Shaqë!”, ka shkruar ajo.

Shaqir Hoti ndërroi jetë dje më 10 prill 2021./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera