Lajme

Osmani: Jo librezat partiake, por meritokracia kriter për perspektivën e të rinjve

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 20 September 2019

Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Gjilanit, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se meritokracia do të jetë kriteri kryesor për punësimin dhe ngritjen në karrierë të të rinjve dhe jo librezat partiake, siç bëjnë oponentët tanë.

“Rinia është në qendër të programit tonë. Gjatë qeverisjes sonë do të krijojmë shpresë për secilin prej jush, që perspektivën në Republikën e Kosovës ta gjeni pa pasur nevojë që dikujt t’i tregoni librezë partiake, pa pasur nevojë që të shfrytëzohen metoda të paligjshme e të pandershme, pa pasur nevojë të shfrytëzohen metoda të tjera përveç dijes dhe punës”, ka thënë Osmani.

Ajo pohoi se jemi të sigurt se do t’i fitojmë zgjedhjet, por na duhet përkrahje që fitorja të jetë e madhështore.

-Advertisement-

“Me përkrahjen e rinisë do të korrim një fitore që kurrë më herët nuk e kanë dëgjuar. Është një jehonë e zërit tuaj, zërit të secilit prej jush që nuk pranoni më kurrë, që të përfaqësoheni nga njerëz që ju bëjnë të turpëruar”, shtoi Osmani.

Duke shpalosur programin për rininë ajo ka thënë se dija dhe përgatitja profesionale do të jenë kritere kryesore për perspektivën e gjeneratave të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera