Lajme

Osmani jep shenja bashkëpunimi me LVV

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 11 September 2019

Kandidatja për kryeministre, nga Radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lëvizja Vetvendosje mbetet subjekti politik i preferuar për të bërë koalicion pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Analisti Fidan Rama e ka pyetur Osmanin se a ekziston një marrëveshje mes Lëvizjes Vetvendosje dhe Lidhjes Demokratike pasi që nuk debatoni shumë ndërmjet vete nëpër debate, shkruan Infokus.

“Ne nuk kemi marrëveshje të fshehtë, nuk besomë në marrvshje të tilla, ne besojmë në marrëveshje transparente për hir të qytetarëve”, ka thënë Osmani në Debat plus.

-Advertisement-

Rama gjithashtu ka pyetur se a do të bëj koalicion pas zgjedhjeve të  6 tetorit me LVV.

“Lëvizjen Vetvendosje e kemi me përkrahjen e Këshillit të LDK e konsiderojmë si partnarë të preferueshëm për koalicion”, kat hënë ajo.

Osmani ka theksuar se gjuha që është përdor nga anëtarët e Lëvizjes Vetvendosje pas dështimit të koalicionit parazgjedhor  është gjuhë për keqardhje.

Ajo tha se nëse ata e lënë një derë të hapur bashkëpunimi e shohim një mundësi të mirë partneriteti./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera