Lajme

Osmani jep detaje pas takimit më Pendarovskin

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 11 September 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga takimi me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani potencoi se kanë diskutuar për nxitjen e bashkëpunimit më të theksuar ndërmjet dy shteteve, stabilitetin rajonal, si dhe forcimin e partneritetit ekonomik.

“Afërsia jonë gjeografike, marrëdhëniet miqësore mes popujve tanë dhe vizioni euroatlantik, janë e përbashkëta e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Me Presidentin Pendarovski diskutuam nxitjen e bashkëpunimit më të theksuar ndërmjet dy shteteve, stabilitetin rajonal, si dhe forcimin e partneritetit ekonomik”, shkroi ajo në statusin e saj në rrjetin social Facebook. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera