Lajme

Osmani ia rithekson von der Leyen nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:50 | 13 December 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit në Bruksel ka takuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi presidentja kosovare në Facebook.

Osmani, thotë se me të ka përmendur nevojën e heqjes së masave të vëna nga Bashkimi Evropian.

“Në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, ritheksova nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, derisa potencova rëndësinë e dhënies së statusit të vendit kandidat për anëtarësim të BE-së, si sinjal i qartë që vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

“Mirëpresim ‘Planin e Rritjes’, të prezentuar nga Presidentja Von der Leyen, për të cilin Kosova tashmë ka prezentuar planin konkret për reforma”, u shpreh Osmani.

Më herët gjatë vitit, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku banorët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera