Osmani ia dorëzon medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda”
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 24 July 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, Rock Grupit ‘Oda’ për promovimin e vlerave muzikore si pjesë e gjeneratës së artë të rockut në Kosovë.
Në emër të grupit, Medaljen e ka pranuar Dukagjin Lipa, i cili e ka falënderuar Presidenten Osmani për dekoratën.
Presidentja Osmani ka theksuar se Oda, sikurse edhe grupe të tjera të viteve të 80-ta, ishin jo vetëm interpretues, por edhe katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.
“Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Osmani.
Ndryshe, Medalja Presidenciale grupit Oda i është ndarë një vit më parë në një ceremoni në të cilën janë nderuar edhe rock grupe të tjera të asaj periudhe, sikurse edhe institucione e personalitete të tjera, të cilat kanë kontribuar ndër vite.
Vlen të theksohet se kjo ceremoni u mbajt në prag të fillimit të Sunny Hill Festival.
Në pamundësi për të qenë prezente për shkak të agjendës ndërkombëtare, Presidentja Osmani e përgëzoi Lipa, Dua Lipën dhe Sunny Hill Foundation për punën e shkëlqyer duke i uruar që ky edicion të jetë një tjetër sukseses i jashtëzakonshëm.
Të tjera
-
Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e mirat...
-
Konfirmon Policia: Në Jarinje qarkullimi po vazhdon pa ndonjë problem
Pika kufitare e Jarinjes vazhdon të jetë e hapur për qytetarët me dokumente t...
-
Shënohet 34 vjetori i “Kushtëtutës së Kaçanikut”
Sot më 7 shtator 2024, u bënë 34 vjet qyshkur delegatët e Kuvendit të Kosovës...
-
KFOR kryen stërvitje ushtarake për procedurat e sigurisë së helikopterit
Personeli italian dhe amerikan nga misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, zhvill...
-
Rrënohet një objekt në Podujevë, gjenden disa mjete të pashërthyera
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Kërpimeh të Podujevës, gjatë rrën...
-
“Pa incidente” – Veton Elshani flet për bllokimin e Jarinjes
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Në Podujevë zbulohet sot shtatorja e ish-presidentit Rugova
Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, sot Podujeva organizo...
-
Bërnjaku dhe Merdarja vazhdojnë të jenë të mbyllura për qytetarët me dokumente të Kosovës
Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, janë ...
-
Aksident mes katër veturave tek “Lesna” në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident trafiku në mes katër veturave ka ndodhur para pak minutave tek “...
-
MPJD thotë se Bërnjaku mbetet i mbyllur deri në largimin e personave të maskuar, ka një apel për mërgimtarët
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në ...
-
Ky është vendimi i vetëm që u mor në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit ...
-
Gërvalla: Persona të maskuar po ndalojnë veturat në kufi, policia serbe veç po i shikon e nuk ndërhyn
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka n...