Lajme

Osmani i “Stupcave” ironizon me thirrjen e ministres: M’ka hupë shkrepsa e sun po e dhezi një qiri me kursy rrymën

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 15 Dhjetor 2021

Aktori i “Stupcave”, Osman Azemi, ka ironizuar me thirrjet e Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit, për kursim të energjisë elektrike.

Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku thotë se po e ndriqon shtëpinë me dritën e frigoriferit për ta kursyer energjinë.

“Mirëmengjesi krejtve, se më ka hupë shkrepsa e sun po e dhezi një qiri me kursy rrymën, e qela frigoriferin qitu, ju boj apel ta kursejmë rrymën se jemi para bankrotit, ju lutem ta kursejmë rrymën, bojlerin e gjanat tjera, edhe frigoriferi më paska metë thatë, po e msheli se edhe ftohtë e kom se ka qëllu ky frigorifer i madh”, thotë ai në video.

-Advertisement-

Ndryshe, e gjithë bota po përballet aktualisht me krizë energjetike.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy