Osmani i shkruan letër Biden, i thotë se Kosova e meriton anëtarësimin në NATO

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 17 March 2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre ka falënderuar presidentin amerikan, Joe Biden, për urimin që i bëri Kosovës me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë.
Osmani thotë se miqësia dhe partneriteti i qëndrueshëm midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të rrënjosura në vlerat e përbashkëta demokratike dhe një përkushtim për promovimin e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme, njofton Klankosova.tv.
Osmani vlerëson se ShBA-ja çdoherë mund të llogarisë në miqësinë e Kosovës teksa kërkon edhe anëtarësimin në NATO.
“Në këtë kohë sfiduese, dhe si gjithmonë, Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të llogarisin në Republikën e Kosovës si një mike dhe aleate e përkushtuar dhe si një vend që do të mbrojë interesat tona të përbashkëta”.
“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë synimi ynë, por sot – në dritën e ngjarjeve të paprecedentë në kontinentin evropian – është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare. Evropa po përballet me kohërat më të errëta dhe më të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Ndërsa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë imperativ. Argumentet që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin imperativat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është nën rrethimin në rritje nga tendencat autoritare dhe politikat e tyre agresive”.
Tutje Osmani thotë se Kosova e ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton anëtarësimin në NATO.
“Pa dyshim, Republika e Kosovës ka dëshmuar vazhdimisht se si dhe pse e meriton, beson plotësisht dhe duhet të jetë anëtare e plotë e familjes euroatlantike të kombeve. Vendi im dhe qytetarët e tij kanë luftuar për dekada jo vetëm për lirinë, por për vendin tonë të merituar në familjen e kombeve euroatlantike, si një partner i besueshëm dhe i aftë në ndërtimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes dhe demokracisë. Kosova është vendi më pro amerikan dhe pro NATO-s në botë. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, Kosova mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO-s, siç është Partneriteti për Paqe (Pfp) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (AS)”, thuhet në letrën e Osmanit.
Tutje Osmani në letër thotë se me padurim po pret mundësinë për t’u takuar personalisht sa më shpejt që të jetë e mundur me Biden.
Klankosova.tv ka siguruar letrën e plotë të cilën mund ta shihni më poshtë:

Të tjera
-
Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke e cilësuar bektashizmin një thesar k...
-
“Sot një vit”, Shtëpia e Bardhë kujton atentatin ndaj Trump me një citat të presidentit amerikan
Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti ak...
-
Bajrami pas takimit me diplomatin amerikan: LDK nuk i bashkohet rrugëve që çojnë në qeverisje të dëmshme për raportet ndërkombëtare
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin...
-
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është t...
-
Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vizitojnë Shqipërinë
Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar g...
-
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Krasniqi me zyrtarin e lartë të DASh-it flasin për ...
-
OKB raporton të shtëna me armë zjarri pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhias
Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së ka raportuar për të shtëna me armë...
-
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka d...
-
Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lid...
-
Ulur këmbëkryq, mbahet “Kuvendi i burrave” në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e shtatë,...
-
Shefi i NATO-s nesër në SHBA, pritet takim me Trumpin dhe zyrtarë të tjerë
Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Don...
-
Aksidenti në Ferizaj shndërrohet në rast penal, Policia zbulon armë në veturën pa targa
Një aksident trafiku në fshatin Burrnik të Ferizajt ka çuar në një zbulim të ...