Osmani i përgjigjet kërcënimit të Rakiqit për bllokim të rrugëve
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 27 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpergjigjur paralajmërit të Listës Serbe, se nëse konfiskohen veturat e serbëve, do të ketë bllokim të rrugëve.
“Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Krejt kjo spjegon gjithçka. Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova po e zbaton ligjin. Kjo është ajo piktura e madhe që vazhdimisht insistojmë që të gjithë ta shohin, është çështje e zbatimit të ligjit. Respektim i parimeve e standardeve më të larta. Po e zbatojmë ligjin”, tha Osmani në konferencë.
Osmani ka reaguar ashpër ndaj djegies së veturave që po ndodhin në veriun e vendit, për qytetarët që po i konvertojnë targat në RKS.
Ajo ka thënë se Kosova është në luftë kundër bandave, duke aluduar në strukturat ilegale në veri.
“Pakica që nuk i ka konvertuar targat, është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Lufta jonë është kundër bandave. Në luftën tonë për sundim të ligjit, presim të kemi përkrahje të aleatëve tanë”, tha Osmani, transmeton Nacionale.
Ajo tha vendimi për targat nuk është kundër qytetarëve serbë.
“Sa i përket targave, tema që duhet të diskutohet sot është pak më ndryshe. Qytetarëve serbë që po e zbatojnë ligjin, po i konvertojnë targat në RKS, po iu djegen shtëpitë, makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Të gjitha këto veprime të strukturave ilegale e kriminale të personave që janë në listën e zezë të Amerikës, janë temë e sundimit të ligjit. Kosova është konfirmuar si shtet me më së shumti reforma në Evropë, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo tregon që veprimet tona kanë qenë të drejta. Asesi kundër qytetarëve serbë. Por vetë fakti që 90% të serbëve i përdorin targat legale, është dëshmi që ky vendim nuk është kundër qytetarëve serbë”, theksoi presidentja e vendit.
Të tjera
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Hoti e quan Kurtin mashtrues: S’ka çka tregon për qeverisjen e tij e shan të kaluarat
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Al...
-
E rëndë: Albin Kurti ditën e parë të fushatës shkon në drekë tek nëna Ferdonije, por dëgjoni momentin e dhimbshëm kur Ferdonije Qerkezi para disa muajve ankohet që Kurti nuk e ka ndihmuar aspak
Nëna, Ferdonije Qerkezi, e cila në luftën e Kosovës për liri humbi 4 djemt dh...
-
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
Bedri Hamza, pas hapjes zyrtare të fushatës së PDK-së, ka postuar edhe disa p...
-
Kërkesa për dërgimin e FSK-së në veri pas sulmit në Ibër-Lepenc, komandanti i KFOR-it flet për arsyen e refuzimit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së...
-
Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, gjatë hapjes...