Lajme

Osmani i kërkon ndihmë homologut të saj slloven, për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe për liberalizim e vizave

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 07 September 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas takimit me homologun e saj slloven, Borut Pahor, i ka kërkuar ndihmë atij për anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe për liberalizim e vizave.

Osmani i kërkoi Pahorit edhe një shtytje të fundit për finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Gjersa po i afrohemi finalizimit të procesit të gjatë e të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën, dua t’iu falënderojë për përkushtimin tuaj dhe t’iu kërkojë edhe një herë që t’i jepni një shtytje të fundit këtij procesi në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të kenë mundësi ta vizitojnë vendin tuaj të bukur por edhe të gjithë Evropën”, është shprehur Osmani.

-Advertisement-

Tutje, e para e shtetit i kërkoi përkrahje Sllovenisë edhe në anëtarësimin në BE e në NATo, teksa shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këto struktura mbeten përkushtim i paluhatur i institucioneve të vendit.

“Dyert e BE-së dhe NATO-s jo vetëm që duhet të jenë të hapura që vërtetë i përfaqësojnë dhe frymojnë vlerat mbi të cilat është e ndërtuar Aleanca Veri-atlantike por është koha e fundit që të kuptohet qartë se anëtarësimi në këto struktura është garanca e duhur për paqe, siguri dhe zhvillim në kontinentin tonë e përtej”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Osmani tha se Sllovenia mbetet e përkushtuar për të ofruar stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, teksa tha se stabiliteti arrihet vetëm me njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera