Osmani i kërkoi përkrahjen e Lituanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Autori: Gazeta inFokus
18:34 | 12 May 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Lituani, sot është pritur në takim nga kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Shimonyty, me të cilën ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Sipas komunikatës nga Presidenca, presidentja Osmani dhe kryeministrja lituaneze kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërshtetërore, dhe kanë konfirmuar angazhimin për thellimin e tyre, posaçërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.
Presidentja Osmani ka theksuar se forcimi i bashkëpunimit me aleatët mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës.
“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO. Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë.”, ka theksuar Osmani.
Temë e takimit ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministres Shimonyte ishte edhe agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës. Në këtë kontekst, Osmani ka potencuar mbështetjen e Kosovës ndaj popullit ukrainas.
“Pozicioni i Kosovës për Ukrainën është plotësisht në përputhje me SHBA-në, BE-në dhe të gjitha vendet demokratike. Kosova ka miratuar sanksionet kundër Rusisë dhe është duke ofruar gjithë mbështetjen e mundshme për popullin e Ukrainës”, ka theksuar Osmani.
Ajo poashtu ka përmendur tendencat e Rusisë që nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë ta destabilizojë Ballkanin.
Presidentja Osmani ka kërkuar nga kryeministrja Shimonyte mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e në veçanti në Këshillin e Evropës, e poashtu mbështetje në bindjen e shteteve skeptike për shtyrjen përpara të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, gjë që vazhdimisht është përkrahur nga Lituania.
Të tjera
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...