Lajme

Osmani i drejtohet qytetarëve serbë në Kosovë: Zgjedhjet nuk janë çështje dëshire, nuk ka rrugë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 14 November 2022

“Assesi nuk është çështje dëshire”, ishte deklarata e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar serbëve në Kosovë, në konferencën për media pas takimit me përfaqësuesit e partive politike për zgjedhjet në veri.

Osmani tha se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues, që ka lindur nga akti i dorëheqjes së katër komunave.

“Dua t’i sigurojë të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues, që ka lindur nga akti i dorëheqjes së kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire. Assesi nuk është vendim i cili mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër. Janë shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe siç e dini përveç ligjit për zgjedhje është edhe një vendim i GJykatës Kushtetuese i vitit 2011, i cili e detyron presidenten e vendit, që menjëherë pas dorëheqjes brenda 10 ditësh të shpallen zgjedhjet, pa lënë ndonjë hapësirë për diskutime, pra ne po respektojmë Kushtetën e Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

-Advertisement-

Presidentja e vendit bëri të ditur se 18 dhjetori i këtij viti mund të jetë data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, derisa theksoi se po presin konfirmimin edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që gjithçka të jetë në rregull me këtë datë.

“Nga të gjitha partitë që ishin prezente, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, siç e përmenda është data e fundit qe lejohet, pasi do t’i lejonte hapësirë më të madhe manovrimi KQZ-së që të bëhen të gjitha pergatitjet e nevojshme. Sipas të gjitha gjasave do të shkojmë me datë 18, sapo t’i marrim konfirmimet e duhura nga KQZ që gjithçka është në rregull me këtë datë”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera