Lajme

Osmani: Gjukanoviq është mik i popullit tonë, Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vizion për të ardhmen euroatlantike

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 18 May 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia, Vjosa Osmani.

Pas takimit që zhvilluan në presidencë,  Gjukanoviq dhe Osmani mbajtën konferencë për media. Osmani ka thënë se është nder dhe kënaqësi t’i dëshiroj mirëseardhje për vizitën e parë presidentit Gjukanoviq.

“Është mik i popullit tonë. Kjo vizitë përveçse është historike, po ndodh në një moment të rëndësishëm për kontinentin tonë. Është thelbësore të qëndrojmë përballë agresionit rus. Diskutuam përkushtimin tonë për paqe e stabilitet. Ne jemi krenar për raportet tona të cilat bëhet më të veçanta”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se me Malin e Zi ndajmë bashkëpunim në turizëm.

“Kosova dhe Mali i Zi ndajnë vizion për të ardhmen euroatlantike. Sot ramë dakord ta thellojmë bashkëpunimin për të sjellë më shumë zhvillim në vendin tonë. Sot kam kërkuar mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe anëtarësimi duhet të shihet nga prizmi i Malit të Zi”.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera