Lajme

Osmani: Gjeneral Iliri u vra, por jo edhe ëndrra e tij për Kosovën e lirë

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 09 May 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Malajn në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Osmani tha se gjeneral Iliri u vra, por jo edhe ëndrra e tij për Kosovën e lirë, njofton Klankosova.tv.

“Ilir Konushevci ishte luftëtari i paepur që kauzën e tij për lirinë e Kosovës e kishte transformuar në veprim konkret ushtarak që nga vitet e 90-ta”, shkroi Osmani.

-Advertisement-

“Njeriu i pushkës ishte edhe bartësi kryesor i procesit të furnizimit të UÇK-së me armatim nga Shqipëria në Kosovë”.

“25-vjet më parë, Ilir Konushevci bashkë me mjekun Hazir Malajn, në përcjellje të një kamioni me armë që do të dërgoheshin drejt Kosovës u vra në një pritë të organizuar”.

“Gjeneral Iliri u vra, por jo edhe ëndrra e tij për Kosovën e lirë. Pushkët e tij e bën Kosovën të lirë, e përmbushën testamentin e tij dhe e përjetësuan idealin e brezave për liri dhe Republikë”.

“Zbardhja e autorëve të vrasjes së tij dhe përballja me drejtësinë do t`i jap kuptim lirisë për të cilën ra Iliri!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera