Osmani fton shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën – ta bëjnë atë

Autori: Gazeta inFokus
17:23 | 29 March 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë.
“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës, [u bëj thirrje] t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, tha ajo.
Kështu deklaroi Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashmte dhe Diasporës, 117 vende të botës e kanë njohur atë.
Osmani falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe kontributin në Kosovë, dhe tha që vendi po bën dhe do të bëjë “punë të palodhshme për ta ruajtur demokracinë”.
“Ftoj të gjithë të qëndroni me ne, Kosovën, e ne të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm dhe kampion i demokracisë”, tha presidentja.
Samiti për Demokraci u zhvillua për herë të parë në dhjetor të vitit 2021. Ky samit virtual bashkon mbi 100 shtete nga e gjithë bota.

Të tjera
-
Kurti pyetet nëse do ia japë Limajt postin e kryekuvendarit: Ne e kemi dhënë propozimin tonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur në Babaj të Bokës nga g...
-
Qeveria publikon agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës
Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për shënimin e 26-vjet...
-
LDK i heq bllokun RTK-së, Hykmete Bajrami “e thyen akullin”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, do të jetë sot mysafire në RTK Prime, me...
-
Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” demonstron forcën e partneritetit ShBA-FSK
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka thënë se ushtrimi ndërkombëtar shumëkombësh ...
-
Rrjet dro*ge Holandë–Finlandë, arrestohen 9 shqiptarë – Pamje nga operacioni “PIETARI”
Një operacion i rëndësishëm policor është zhvilluar në disa qytete të Shqipër...
-
KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec
Gjendja e furnizimit me ujë në qytetin e Rahovecit është stabile, njoftojnë n...
-
Nga Shqipëria drejtonin trafikun e dro*gës në Finlandë, SPAK jep detaje për grupin e shqiptarëve
SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lë...
-
Jep dorëheqje kryeministri holandez
Kryeministri holandez, Dick Schoof tha të martën se qeveria e tij e koalicion...
-
Aksidentohen dy vetura mbi Urën e Hencit në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave mbi Urën e Hencit në Fushë Ko...
-
SHBA ndryshon politikën në Siri, ul praninë ushtarake: Nga 8 baza, mbetet vetëm një
I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack, ka njoftuar se vendi...
-
Kurti në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin ushtara...
-
Petkoviq: I dorëzova Sorensenit listën me “50 veprime eskaluese” të Kosovës, pres shpejt ftesë për takim trilateral
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit që pati sot...