Lajme

Osmani: FSK-ja po i tregon botës rëndësinë e shpëtimin të jetëve nëpërmjet qendrës së kërkim-shpëtimit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 23 March 2023

Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit.

Osmani nga Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për kërkim-shpëtim e FSK-së tha se FSK-ja po i tregon botës rëndësinë e shpëtimin të jetëve nëpërmjet kësaj qendre, njofton Klankosova.tv.

“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ekipi ynë i shpëtimit ka kryer, kjo është një ditë vërtet e mirë. Qendra stërvitore e ekipit ndërkombëtar të Kosovës për kërkim-shpëtim vazhdon të bëjë një punë të madhe brenda dhe jashtë Kosovës”.

-Advertisement-

“Forca jonë e Sigurisë dhe qendra ndërkombëtare po ecin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të veçanta për të kontribuar në paqe” u shpreh Osmani.

Osmani, mes tjerash, tha se kjo qender po mbledh pjesëtarë nga e gjithë bota teksa foli për mision e FSK-në gjatë tërmetit në Turqi.

“Ky eveniment mblodhi së bashku 16 pjesëtarë nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndoqën kursin dhe ushtrimet duke demonstruar aftësi profesionale në kërkim-shpëtim dhe duke shkëmbyer njohuri dhe praktika më të mira për të shërbimet e kërkim-shpëtimit kudo në botë”.

“Fatkeqësia në Turqi tregoi tek të gjithë rolin e kërkim-shpëtimit në shpëtimin e jetëve, shumë nga pjesëtarët e kërkim-shpëtimit nga FKS-ja që ishin në Turqi për të kryer këtë mision dhe na kanë bëtë të gjithëve krenarë për shërbimin që kryen dhe lutjet tona janë me të gjithë viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera