Lajme

Osmani: FSK është e gatshme të mbrojë çdo cep të territorit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 24 February 2022

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova është rreshtuar në anën e demokracisë dhe lirisë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova i ka të gatshme të gjitha institucionet e sigurisë që të mbrojnë çdo cep të territorit të saj në rast nevoje.

Në pyetjen e bërë në intervistë në Klan Kosova nëse FSK do të lejohej të intervenojë në veri, duke u bazuar në një marrëveshje mes KFOR-it dhe Qeverisë së Kosovës, presidentja Osmani tha se FSK ka mandat kushtetues dhe ligjor të veprojë jo vetëm në pjesë tjera të Kosovës, por edhe në veri të vendit.

-Advertisement-

Në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova Osmani tha se kjo është obligim ligjor i FSK në bazë të mandatit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Sipas presidentes, FSK ka kapacitete njerëzore dhe ushtarake që ta bëjë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera