Lajme

Osmani flet për Thaçin e Kurtin: Edhe zogjtë e malit e dinë që …

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 18 May 2020

Vjosa Osmani, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, para gazetarëve ka folur edhe për raportin në mes të saj me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Për këta ka thënë që raportin, por edhe se sa ajo pajtohet me ta e dinë edhe zogjtë e malit, shkruan gaezta inFokus.

Ndërsa, ka thënë që në nivel institucional mund të bashkëpunoj me të gjithë.

-Advertisement-

“Në nivel institucional, natyrisht se unë nuk kam asnjë arsye të mos u përgjigjem institucioneve të vendit. Në nivelin e bashkëpunimit politik, është botërisht e ditur se unë kam mospajtime të thella se si e bën politikën dhe si e përfaqëson vendin Presidenti Thaçi, kurse kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, ka thënë ajo.

Kryeparlamentarja thotë se Thaçi vetëm njëherë ka kërkuar t’i drejtohet Parlamentit, e sipas saj, këtë e ka bërë në mënyrë arbitrare, më pas nuk i ka interesuar të shkojë e të flasë në Kuvend./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera