Lajme

Osmani flet pas takimeve me liderët e partive: S’ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 13 September 2021

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur pas takimit me partitë politike ku është diskutuar për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se mënyra e vetme për të shtyre zgjedhjet është arritja e një dakordimi mes partive në pushtet e opozitë.

Ajo thotë se përkundër rekomandimit nga profesionistet shëndetësor, mendimi mbizotërues i subjekteve opozitare është se nuk duhet shtyhet procesi zgjedhor, shkruan “Indeksonline”.

-Advertisement-

“Si presidente e vendit e kam për detyre vetëm pasi t’i kem konsultuar këto subjekte duke u bazuar në rekomandimet e tyre, por edhe të institucioneve shëndetësorë të marr vendim. E respektoj të drejtën e partive, por kjo nuk do të thotë se pajtohem me një qëndrim”, ka thënë Osmani.

“Meqenëse s’ka pasur pajtim mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë nuk ka bazë të mjaftueshme për shtyrje të zgjedhjeve”, ka theksuar Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera