Lajme

Osmani flet me Lavrov, i kërkon ndaljen e agresionit në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 30 August 2023

Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh, edhe kryesuesi i OSBE-së, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Osmani ka theksuar, në një postim në Facebook, se gjatë bisedës ka trajtuar sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksova përkushtimin e kryesisë së Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së.

“Në këtë kontekst, theksova edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

-Advertisement-

“Gjithashtu, shkëmbyem mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera