Lajme

Osmani: Fischer mik i madh i Kosovës, luajti rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 17 June 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim ish ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer.

Osmani në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se Joschka Fischer është një mik i madh i Kosovës.

“Një bisedë e mirë me Joschka Fischer, një mik i madh i Kosovës dhe njerëzve të saj. Ashtu si në vitin ’99, kur si ministër i Jashtëm Gjermanisë, ai luajti një rol vendimtar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur luftën në Kosovë.

-Advertisement-

Osmani tutje ka thënë se ai mbetet një avokat i fortë për të drejtat e njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera