Lajme

Osmani edhe me deklaratë kundër partisë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 03 June 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot nuk mund të ishte në sallën e Kuvendit, kur partia e saj do ta sillte kryeministrin e ri për votim.

Kryeparlamentarja zgjodhi që në këtë ditë të qëndroj në zyrë dhe ta bojkotoj zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë.

E tek pas përfundimit të seancës doli për deklarim të shkurtër para gazetarëve.

E dyta në LDK, kundërshtoi ashpër kryetarin e partisë Isa Mustafa, i cili deklaroi se nuk sheh asnjë arsye që një anëtar i këtij subjekti mos ta përkrah bashkpartiakun e saj.

Kronikë e gazetarit Besnik Tahiri.

Të tjera