Lajme

Osmani e Vuçiq në të njëjtin rresht te inaugurimi i Milatoviqit, Vela zbulon një citat ironik të një diplomati europian

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 20 May 2023

Presidentja Vjosa Osmani sot ka qëndruar në Mal të Zi ku po merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Kjo ceremoni mblodhi bashkë udhëheqësit e rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mysafirët zunë vendin në rreshtin e parë gjatë inaugurimit të Milatoviqit dhe kjo pamja ku janë edhe Osmani edhe Vuçiqi nuk mbeti pa u komentuar.

Të paktën, kështu po thotë shefi i Presidencës, Blerim Vela, i cili citoi një diplomat europian, pa ia zbuluar emrin, se ka thënë që kjo përbën hapin e parë për Serbinë në respektimin e artikullit 4 të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Një diplomat i BE-së vuri në dukje me cinizëm se pjesëmarrja e Vuçiqit së bashku me Presidenten Osmani në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi përfaqëson hapin e parë të Serbisë në zbatimin e artikullit 4 të marrëveshjes me Kosovën për përfaqësim të veçantë në arenën ndërkombëtare. Mbase ai ka të drejtë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Osmani ishte e ulur afër presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërsa në këtë rresht, përveç Vuçiqit, ishin edhe anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, Zheljko Komshiq dhe Denis Beqiroviq dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera