Lajme

Osmani: E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 03 May 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur konsideratë për mediat profesionale dhe të guximshme.

Osmani ka thënë  se liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.

Lexo Edhe:

-Advertisement-

Në ditën ndërkombëtare të medias fillon punën Instituti për Komunikim të Avancuar “Publico”

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë. Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.

Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”/Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera