Lajme

Osmani e quan rastësi takimin me Kurtin në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 13 December 2019

Rruga i bashkoi në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj radhe, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, e nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osamni thuhet se u takuan rastësisht në këtë vend.

Kështu të paktën deklaroi përmes një postimi Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kurti e Osmani së bashku janë paraqitur në Kuvend për të regjistruar për deputet.

Ky takimi i tyre u komentua si një mesazh politike, që ajo  ka dërguar një mesazh politik të pamëshirshëm liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Por këtë e ka kundërshtuar në mënyre të ashpër, Osmani.“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu Osmanin ka thënë se mesazhet politike për partinë  e saj i bënë të qarta përbrenda organeve vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë.

“Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së”, ka shkrua me tej ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera