Lajme

Osmani e quan ‘qëllimkeqe’ deklaratën e Veliut

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 14 December 2019

Agim Veliut, të LDK-së po i pengojnë veprimet e Vjosa Osmanit. Sipas tij, Osmani duhet të japë llogari për takimin siç e quan ajo të rastësishëm me Albin Kurtin një ditë më parë. Ndërsa ajo thotë se deklarata e Veliut ishte qëllimkeqe.

Këtë deklaratë, nuk e ka lënë pa komentuar Vjosa Osmani, e cila tha se llogari për asnjë gjë nuk i jep Agim Veliut.

Veliu ka thënë se takimi i Osmanit me Kurtin gjatë procesit të regjistrimit, nuk ka qenë rastësi.

-Advertisement-

Një takim mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit ndodhi këtë të premte.

Veçse kësaj radhe kjo ndodhi gjatë kohës kur ata po regjistroheshin njëkohësisht si deputetë të legjistlaturës së shtatë.

Menjëherë pas kësaj, Osmani tha se regjistrimi në të njëjtën kohë me Kurtin ka qenë rastësi.

Por nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu, nuk po i beson një version të tillë.

Ndonëse u takuan me njëri-tjetrin edhe gjatë së shtunës, Veliu zgjodhi ta komentojë ngjarjen vetëm përmes mediave.

Sipas Veliut, “rastësitë” e Osmanit me Kurtin janë kthyer në përditshmëri.

E kësaj deklarate iu kundërpërgjigj menjëherë Vjosa Osmani.

Osmani për Gazetën Express ka thënë se një deklaratë e tillë është qëllimkeqe dhe e bazuar në gjëra të pavërteta.

“Deklaratë qëllimkeqe e tendencioze e bazuar në të pavërteta. E vërteta është ajo që e kam thënë unë e bazuar edhe në video e dëshmi. Komplikuesit e vërtetë tashmë dihen”.

Tutje Vjosa Osmani ka thënë se Agim Veliu duhet të harrojë që mund të marrë sqarime, pasi siç thotë Osmani raporti i saj është me votuesit.

“Për më tepër z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, ka shtuar Osmani.

Këto deklarata pasuan me reagim të menjëhershëm të Agim Veliut, i cili tha se Osmani i jep llogari dikujt tjetër dhe se ai i jep llogari partisë për zgjedhjet që siç u shpreh Veliu nuk ka humbur asnjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera