Osmani e mbështet Qeverinë Kurti për shpronësimet në veri: S’kam parë diskriminim etnik
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 07 June 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me shpronësime në veri të Kosovës, për të cilat u kritikua ashpër Qeveria e Kosovës nga ana e ambasadorëve të QUINT-it.
Në një fjalë rasti në Drenas, ku po qëndronte për një vizitë, Osmani ka theksuar se e përkrah vendimin për shpronësimet, përderisa ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe me rregullat ndërkombëtare.
Shefja e shtetit theksoi se është në interes të sigurisë kombëtare që të mbrohet veriu i Kosovës nga sulmet e Serbisë.
“Është në interes nacional për shkak të sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Ju e dini që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e domosdoshme për sigurinë e gjithë neve, pavarësisht ku jetojmë brenda Kosovës, që veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet, ne kemi nevojë për prezencë të institucioneve tona të sigurisë, të cilat e kanë mbrojtur heroikisht dhe me sukses deri sot çdo cep të vendit tonë. Prandaj, përderisa shpronësimet janë në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme, me Kushtetutën e Kosovës dhe pesë hapat që janë standard për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si presidente e Republikës e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim” – tha ajo.
Tutje, Osmani ka vlerësuar se nuk ka parë diskriminim mbi baza etnike gjatë shpronësimeve në veri.
“Ku shpejgohen këto çështje në detaje nga institucionet tona te partnerët tanë dhe në mënyrë që të sigurohen që të gjithë, që e tëra që Kosova ka bërë është ka respektuar një standard të Gjykatës Evropiane, të cilin e respektojnë të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës…Unë nuk shoh në asnjë moment ndonjë tendencë për diskriminim mbi baza etnike, por thjeshtë respektim të standardeve që i ka paraparë edhe Kushtetuta e jonë edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – ka theksuar Osmani.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...