Lajme

Osmani e Hovenier flasin për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 22 November 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot gjatë ditës priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit për media nga Presidenca, bëhet e ditur se Osmani dhe Hovenier biseduan për zhvillimet e fundit në vend e rajon, procesin e dialogut dhe situatën e sigurisë në vend.

Presidentja Osmani me këtë rast nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të fuqizuar prezencën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera