Lajme

Osmani e bindur se Estonia do të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 10 June 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Estoni, është pritur nga kryeministrja e shtetit estonez, Kaja Kallas, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani është shprehur e bindur se Estonia do të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane.

“Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi.Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë në Estoni me ftesë të autoriteteve shtetërore të Estonisë./Gazeta Infokus/

Të tjera