Lajme

Osmani : Do të arrijmë marrëveshje me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 11 December 2019

Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani ka folur për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje.

Osmani në një intervistë për televizionin publik ka thënë se gjasat janë shumë të mëdha që të arrihet marrëveshja mes këtyre dy subjekteve, shkruan gazeta inFokus.

Osmani ka thënë se ka dallime shumë të vogla mes këtyre subjekteve politike, dhe se nuk sheh asnjë gjasë të dështojë koalicioni.

-Advertisement-

Ndërsa për postin e Presidentit Osmani nuk ka dashur të flas pasi që ka thënë se këto biseda do t’i zhvillojnë vetëm në tavolinë.

Osmani është shprehur se para seancës konstituive do të dalin me një marrëveshje LDK dhe LVV.

Kujtojmë që gjatë kësaj të mërkurë është mbajtur takimi Mustafa-Kurti, ku edhe pas këtij takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera