Lajme

Osmani: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në epidemi zemërthyese

Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 25 November 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “X”, duke folur për dhunën ndaj grave dhe vajzave, tha se kjo është kthyernë epidemi zemërthyese.

Osmani ka thënë se duhet punuar pa u lodhur së bashku, siç është shprehur ajo, drejt një bote pa frikë, përcjell Klankosova.tv.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetë dhe shkatërron ëndrra. Ne duhet të jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të garantuar drejtësi për viktimat dhe të punojmë pa u lodhur së bashku drejt një bote pa frikë, heshtje dhe diskriminim”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera