Lajme

Osmani dhe Dimitrov në Bruksel në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 July 2017

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në mbledhjen e trembëdhjetë të Këshillit për stabilizim dhe asocim (KSA) me të cilin do të udhëheqë ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov ndërsa bashkë-udhëheqës do të jetë nënkryetarja e Komisionit Evropian Federika Mogerini, ndërsa në mbledhje do të marrë pjesë edhe komesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han,përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje zëvendës kryeministri Osmani pritet të elaborojë Planin 3-6-9, implemenitimin dhe efektet e tij si dhe të rikonfirmojë vullnetin e qeverisë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura politike për të mundësuar rihapjen e proceseve integruese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera