Osmani deshifron planin franko-gjerman: Ja çfarë synojnë Berlini dhe Parisi
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 21 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka dhënë detaje për atë që po quhet iniciativa franko-gjermane. Osmani ka thënë se kjo nismë synon intensifikimin e procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tutje ka sqaruar se gjermanët dhe francezët planifikojnë të grupojnë disa çështje në një dokument të vetëm për të arritur një marrëveshje mbi to.
Ajo ka thënë se Berlini dhe Parisi duan që çështje të tilla t’i diskutojnë në kuadër të një dokumenti të vetëm dhe jo të ndara veç e veç meqë do të merrnin vite kohë, shkruan Gazeta Express.
“Kjo nënkupton që shumë çështje që në fillim kanë qenë të planifikuara të trajtohen veç e veç, në marrëveshje të ndara të cilat do të mund të merrnin vite të tëra, ideja është që të gjitha ato çështje të grupohen në një dokument të vetëm, në mënyrë që intensivisisht të tejkalohen dallimet dhe të arrihen marrëveshje sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos lejojmë që interesat e Rusisë dhe satelitëve të tyre për tensionim të situatës në rajon të mbizotërojnë”, ka thënë Vjosa Osmani para mediave.
Shefja e shtetit ka thënë se në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e Scholz dhe Macron të cilët do të sqarojnë në detaje synimin e tyre.
Ajo ka thënë se ky është një propozim dhe se do t’iu mbetet pastaj palëve të japin qëndrimin e tyre.
“Ata do të sqarojnë në detaje, se cilat mendojnë se janë çështje që mund të grupohen, dhe që në afat më të shkurtër kohor të mund të adresohen në kuadër të dialogut të Brukselit”, ka thënë Vjosa Osmani.
Të tjera
-
Krijimi i shtetit sovran bektashi, reagon ambasada e BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit t...
-
Plani i fitores së Ukrainës, Zelensky “me sytë” nga Biden: Presim më shumë mbështetje!
Teksa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përgatitet t`i paraqesë kreut të...
-
Murati prezanton listën e masave lehtësuese: Kosova s’kishte si t’i ikte rritjes së kostos së jetesës
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka postuar disa ...
-
Hoti: Shqetësuese mesazhet e aleatëve, Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe CEFTA, mund t’i shtohen sanksionet
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se secili qytetar apo përfaq...
-
Papa Françesku i quan sulmet ajrore në Liban ‘të papranueshme’
Papa Françesku i quajti sulmet izraelite në Liban një “përshkallëzim të tmerr...
-
Shukri Buja mungon për arsye shëndetësore, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët”
Për shkak se i akuzuari Shukri Buja ka munguar për arsye shëndetësore, është ...
-
Komisioni hetimor për punësimet në MPJD s’e miraton raportin e ekspertëve
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit hetimor p...
-
Caktohen gjyqtarët e Kushtetueses së Speciales që do të vendosin mbi referimet e mundshme në çështjen e Salih Mustafës
Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti janë caktuar për t...
-
Programi i AAK-së pë zgjedhje, Haradinaj: Kosova do ta përmbyll dialogun me Serbinë, e anëtarsim në NATO
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të dituar se në kuadër të progra...
-
AAK-ja e shpalos programin për zgjedhjet e 9 shkurtit me moton “Për një Kosovë ndryshe”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se programi i rij për zgjedhjet...
-
Osmani takon homologun nga Mauritania, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar...
-
Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme kalon në Komisionin për Legjislacion
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim p...