Lajme

Osmani dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve në veri

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 13 October 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarëve gjatë operacionit policor në veri të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Osmani ka denuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve që po raportonin nga veriu, duke thënë se ky është demostrim rreziqesh që paraqesin strukturat ilegale e të dhunshme të Serbisë.

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga Veriu i Kosovës. Ky është një demonstrim tjetër i rreziqeve që paraqesin strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë. Gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik. Gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt”, ka shkruar presidentja në Twitter./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera