Osmani deklarohet për nismën franko-gjermane: Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze
Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 11 October 2022
Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar në lidhje me iniciativën franko-gjermane për procesin e dialogut.
Osmani ka thënë sot se iniciativa franko-gjermane është që të intensifikohet procesi i dialogut.
“Çdo iniciativë e partnerëve tanë është serioze. Iniciativa është që të intensifikohet procesi i dialogut dhe natyrisht që si Franca, si Gjermania kanë qenë historikisht partnerë aleatë dhe mbështetës të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani sot para mediave.
Për këtë iniciative dje është deklaruar edhe kryeministri Kurti.
Kurti dje ka deklaruar se ka një iniciativë franko-gjermane, e cila dëshiron t’i jap më shumë fuqi Përfaqësuesit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak-ut, por sipas tij nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
“Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i jep më shumë fuqi z.Lajcak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare, aq më pak vendimtare që mund të thuhej se “ky është propozimi franko-gjerman”, tha Kurti.
Ai tha se ekziston një propozim i Kosovës për kornizën e përgjithshme të dialogut, e këtë propozim e ka bërë vetë ai tek zyra e Shefit të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borell dhe emisarit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.Në lidhje me çështjen e propozimeve, edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka konfirmuar se ekziston një propozim i dy këshilltarëve gjerman dhe francez.

Të tjera
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...
-
Vdes në QKUK i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në...