Lajme

Osmani: COVID-19 është kudo përreth nesh, të kemi kujdes t’i zvogëlojmë vuajtjet

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 17 October 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se lufta me COVID19 nuk ka përfunduar ende dhe se numrat po rriten, e prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi, që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!.

 

-Advertisement-

 

Postimi i plotë:

“Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!”, ka shkruar kryeparlamentarja Osmani në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera