Lajme

Osmani: BE-ja të mos i kërkojë Kosovës diçka që nuk është në marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 16 May 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kërkesat që Asociacioni të jetë parakusht për zbatimin e neneve të tjera të marrëveshjes Kosovë-Serbi, nuk e ndihmojnë procesin e dialogut.

Ajo ka theksuar se interpretimet e reja të BE-së që kërkojnë nga Kosova të dalë përtej asaj që është e shkruar në letër janë të gabuara.

Përkitazi me këtë, presidentja Osmani tha se Kosovës nuk duhet t’i kërkohet të bëjë diçka që fare nuk është në marrëveshje.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Osmani konfirmoi se do të marrë pjesë të shtunën në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi.

Këto komente Osmani i bëri pas ceremonisë së themelimit të shoqatës së miqësisë Kosovë-Austri./KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera