Lajme

Osmani: Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 11 October 2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani së fundmi në një intervistë dhënë në Kroaci, ku dhe po qëndron për vizitë zyrtare, ka folur për zhvillimet e fundit në veri të fundit. E para e vendit për televizionin kroat HRT është pyetur rreth komentit të saj se megjithatë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, flet për dhënien e autonomisë më të madhe serbëve në Kosovë.

Presidentja Osmani thotë se një gjë e tillë nuk u dakordua në Bruksel, derisa ka theksuar ajo që është objekt i marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e caktuar e vetëqeverisjes së popullit serb dhe për disa parime janë rënë dakord, para së gjithash me SHBA-në, që dikton që kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet para së gjithash, dhe parimet janë të tilla që serbët mund ta ushtrojnë atë të drejtë.

Tutje e para e shtetit ka thënë se nuk mund të pretendohet sikur s’ka ndodhur asgjë, dhe se Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator.

-Advertisement-

“Kjo nuk u ra dakord në Bruksel. Ajo që është objekt i marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit është një e drejtë e caktuar e vetëqeverisjes së popullit serb dhe për disa parime janë rënë dakord, para së gjithash me partnerin tonë kryesor, me SHBA-në, që dikton që kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet para së gjithash, dhe parimet janë të tilla që serbët mund ta ushtrojnë atë të drejtë. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të pretendojmë se nuk ka ndodhur asgjë dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të heshtë për atë që ndodhi më 24 shtator”, është shprehur Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera