Lajme

Osmani: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 26 November 2022

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është deklaruar rreth takimit me ministren për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioriteti i ynë.

Ajo, takimin me ministren Xhaçka, e ka cilësuar si përmbajtësor, ku ndër tjerash kanë diskutuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Në një takim përmbajtësor me ministren Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, mbështetjes së ndërsjellë përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të sigurisë”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera