Osmani anulon vizitën për në Brunei “pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 30 November 2024
Presidentja Vjosa Osmani, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei, “pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës“, duke iu referuar sulmit në kanalin e ujit të Ibër Lepencit. Udhëtimi i saj ishte planifikuar për sot në mëngjes.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, thuhet në njoftim.
Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në orët e para të mëngjesit.
Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria thuhet se Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj, dhe se Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim.
“Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Osmani nesër merr pjesë në konferencën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri”
Në orën 10:00, nën organizimin e Presidencës së Republikës, mbahet konferenca...
-
Kërkohet që edhe Kosova ta kthejë vëmendjen nga kriptovalutat
Ngritje rekord e vlerave të kriptovalutave, po shënohen në vazhdimësi në treg...
-
Kanë mbetur vetëm dy liderë botërorë, unë edhe Putini”- Erdogan befason me deklaratën
Siria ka “gëluar” gjatë orëve të fundit, teksa nga vendi raportohet se është ...
-
Kërkesat e BE-së për Kosovën e Serbinë, analistët i shohin të pabarabarta
Nga mesi i muajit dhjetor pritet të miratohen konkluzat nga ministrat evropia...
-
Shoqëria civile me kritika për seancën e fundit të Kuvendit
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës pa pjesëmarrjen e opozitës ka nxitur re...
-
AGK dënon fuqishëm gjuhën e rrezikshme të kryeministrit Kurti kundër medieve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm gjuhën e kryeministrit Alb...
-
S’ndalen takimet e Osmanit në Francë, i radhës ai me presidentin e Paraguajit
Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur....
-
Kurti fushatë kundër mediave pasi u nominua si kandidat i VV’së për Kryeministër, i vë në anën Serbisë
Kryeministri Albin Kurti i ka sulmuar sërish mediat sot, edhe pasi u nominua ...
-
Shumica e banesave në Shqipëri janë të vjetra
Më shumë se 1 e 4 e banesave në Shqipëri janë të vjetra me një moshë ndërtimi...
-
Sa janë të realizueshme premtimet parazgjedhore – flasin ekspertët
Fushata nuk ka filluar ende por vizitat nuk po i ndalin. Kandidatët për krye...
-
Azemi: Katër vite të humbura për sektorin e energjisë si pasojë e politikave gabuara të kësaj qeverie
Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës...
-
Uji në kanalin e Ibër-Lepencit po rrjedh me kapacitet të plotë
Ka përfunduar sipas planit devijimi i kanalit të Ibër Lepencit në vendin ku u...