Lajme

Osman Hajdari viziton menaxhmentin e klubit Bashkimit

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 10 October 2021

Kandidati i LVV-së për asamble në komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, e ka vizituar menaxhmentin e klubit basketbollistik ‘Bashkimi’, shkruan Gazeta inFokus.

Hajdari është pritur ngrohtësisht nga kryesuesit e klubit prizrenas dhe është informuar detajisht për sukseset dhe sfidave me të cilat përballet KB Bashkimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

“Vizitë menaxhmentit të klubit ikonik e historik të Prizrenit, KB “Bashkimi”. Pritje e ngrohtë e prezantim i detajshëm i sukseseve dhe sfidave të klubit nga ana e menaxhmentit. Klubi idol i të gjithë Prizrenasve dhe Kosovës, e ka pasur mbështetjen e plotë institucionale dhe do ta ketë gjithmonë. Në këtë drejtim, DA, përveç tjerash, ashtu siç ka mbështetur plotë projekte tjera, do ta mbështesë pa rezervë edhe KB “Bashkimi” me të gjitha mjetet e mundshme institucionale.Bashkimit i urojmë fitoren e radhës kundër Trepçës, e cila do të luhet sot në ora 17:00 në Rahovec”, ka shkruar Osman Hajdari në facebook.

Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës do të mbahen të dielën e ardhshme me 17 tetor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera