Lajme

Osman Hajdari, kandidat i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 29 September 2021

Për katër vite ka udhëhequr Drejtorinë e Administratës në Prizren, me ç’rast është vlerësuar si drejtori më i suksesshëm në qeverinë lokale të udhëhequr nga Mytaher Haskuka.

Bëhet fjalë për Osman Hajdarin, drejtori i cili e ka transformuar administratën komunale duke e modernizuar secilin shërbim të saj. Hajdari në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garon në listën e LVV-së dhe mbanë numrin 7.

Se kush është Osman Hajdari, si më poshtë e gjeni në biografi të shkurtër të tij:

-Advertisement-

Osman Hajdari ka lindur më 7 tetor 1982 në Suharekë. Jeton në Prizren. Studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe të Administratës Publike në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2005. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 2009, në drejtimin Shkenca Administrative.
Osmani ka qenë asistent administrativ i komandantit rajonal të Policisë për regjionin e Prizrenit, deri në vitin 2009. Më pas karrierën e tij e ka vazhduar si udhëheqës i personelit në Administratën Komunale në Prizren.
Në vitin 2013 është zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal të Prizrenit. Për tri vite me radhë ka qenë auditor i brendshëm në Komunën e Prizrenit dhe pas përvojës nëntëvjeçare në Komunë, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Administratës Publike në Komunën e Prizrenit. Është i certifikuar për programin kombëtar të trajnimit për auditorë të brendshëm të sektorit publik.
Temat të cilat është i interesuar t’i ngrisë janë kryesisht në fushën e Administratës Publike Lokale, shërbimet publike dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Osman Hajdari mban numrin 7️⃣ në listën fituese të zgjedhjeve të 1️⃣7️⃣ tetorit nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Voto Mytaher Haskuka 1️⃣4️⃣4️⃣✅
Voto Osman Hajdari 7️⃣✅

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera