Lajme

OSBE prezanton raportin “Vlerësimi i kthimit vullnetar në Kosovë”

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 03 December 2019

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë sot raportin “Vlerësimi i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.

Raporti ofron një përmbledhje të kornizës ligjore që aplikohet në procesin e kthimit dhe zbatimit të tij në Kosovë, duke përfshirë: informata mbi të drejtat pronësore për personat e zhvendosur dhe të kthyerit; një vlerësim të situatës së sigurisë për të kthyerit, si dhe një përmbledhje të procesit të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova.

Dokumentari përmban tregime personale mbi kthimin dhe zhvendosjen, si dhe paraqet një vështrim mbi jetën e disa të kthyerve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera