Lajme

OSBE: Pa pëlqimin e palëve nuk mund të mbledhim votat për referendumin

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 15 January 2022

Misioni i OSBE-së në Kosovë njoftoi se nuk mund të kontribuojë në mbledhjen e votave të referendumit serb për shkak të mospëlqimit të palëve që një gjë e tillë të ndodhë.

“Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i OSBE:

-Advertisement-

Misioni i OSBE-së në Kosovë po monitoron nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me referendumin serb. Misioni i OSBE-së ka qenë i gatshëm të kryente një operacion për mbledhjen e votave në përputhje me precedentin e mëparshëm dhe me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse, dhe me të vërtetë kishte ofruar një gjë të tillë.

Kërkesa thelbësore për kryerjen e një operacioni të tillë është pëlqimi i të gjitha palëve. Në mungesë të pëlqimit, nuk është e mundur që misioni të kryejë një operacion të përmasave të tilla, i cili duhet të respektojë standardet më të larta profesionale zgjedhore. Për më tepër, në kohët e pandemisë, planifikimi dhe zbatimi i një operacioni të tillë kërkon kohë shtesë për të garantuar sigurinë e stafit mbështetës zgjedhor dhe votuesve.

Në mungesë të pëlqimit të nevojshëm, siç është bërë e qartë në deklaratat e mëparshme, dhe siç u është komunikuar të gjitha palëve, nuk ka rezultuar e mundur që Misioni të kryejë një operacion të tillë me këtë rast. Ambasadori Davenport e përsëriti këtë mesazh në një letër dërguar Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë më 14 janar dhe ambasadori e ritheksoi qëndrimin në një bisedë telefonike me Dr. Petar Petkoviq mëngjesin e sotëm të 15 janarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera